TË NDERUAR QYTETARË,

Maqedonia është e vendosur për ardhmërinë e saj në NATO dhe BE dhe askush nuk mund ta pengojë këtë rrugëtim. Anëtarësimi ynë në BE dhe NATO është i sigurt.

Karakteri dhe çështja e referendumit e pasqyrojnë realitetin. Shumica e qytetarëve më 30 shtator, masovikisht do të dalin dhe lirshëm do të shprehin vullnetin e tyre.

Është koha të vendosim dhe të bashkangjitemi!

Askush nuk ka të drejtë Maqedoninë ta mbajë peng!

Nuk mundet interesi personal i disa individëve  të jetë më i rëndësishëm se ardhmëria e Maqedonisë.

PSE BESOJMË!

Besojmë se me Marrëveshjen përfundimisht sigurojmë ardhmëri të sigurt për gjeneratat e tashme dhe gjeneratat që vijnë.

Për ne nuk ekziston alternativë tjetër përveç anëtarësimit në BE dhe NATO.

Pa Marrëveshjen, Maqedonia asnjëherë nuk do të merrte ftesë për në NATO dhe datë për fillimin e bisedimeve me BE-në.

Pa Marrëveshjen, ishte e pamundur të realizohen përcaktimet strategjike të shumicës së qytetarëve..

Dhe PO ne besojmë! Besojmë se me  Marrëveshjen përfundimisht sigurojmë ardhmëri për gjeneratat e tashme dhe të ardhme.

Vizioni ynë është për një Maqedoni moderne, të zhvilluar ekonomikisht dhe me prosperitet e cila do të jetë në të njëjtën tryezë dhe me të drejtat e njëjta sikurse vendet e tjera anëtare të BE-së dhe NATO-s.

Të nderuar bashkëqytetarë,

Këtë mundësi nuk guxojmë ta lëshojmë!

Kjo është porosi të cilën duhet ta ndajmë me të gjithë familjarët, miqtë, fqinjët tanë…me të gjithë.

Tani është koha për vendime të drejta!

PRANDAJ, BASHKANGJITU!

PËRKRAHNI FUSHATËN NË RRJETET SOCIALE!