Fakte për Aleancën e NATO-s

Aleanca Veri – Atlantike (NorthAtlanticTreatyOrganization – NATO) është njëra nga institucionet kryesore ndërkombëtare të botës. Kjo është aleancë politike dhe ushtarake e cila bashkon 29 vende anëtare nga Evropa dhe Amerika Veriore. Përcaktimi strategjik i Republikës së Maqedonisë është të bëhet vendi i 30-të që do ti bashkohet Aleancës.

Këto vende janë në Aleancë për shkak të bashkëpunimit në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes. Në këtë kontekst, NATO siguron lidhje të fuqishme ndërmjet Evropës dhe Amerikës Veriore për siguri dhe bashkëpunim politik.

Historia e NATO-s

Përcaktimit strategjik i
Republikës së Maqedonisë është të bëhet anëtare e 30-të.

MBROJTJE TË QYTETARËVE

Siguria në të gjitha fushat e përditshmërisë është çelësi i mirëqenies sonë.

KRIJIMIN E PARTNERITETEVE

Dialogu dhe bashkëpunimi janë vendimtarе edhe për mirëkuptimin më të thellë ndërkombëtar. NATO siguron mundësinë e vetme për vendet anëtare për konsultime, për ndërtimin e besimit dhe për parandalimin e konflikteve në botë.

NDËRTIMI I PAQES DHE STABILITETIT

Shumë palë njëkohësisht mund të gëzojnë të mirat që burojnë nga stabiliteti. NATO luan rol aktiv në operacionet për menaxhimin me krizat dhe në bashkëpunim me organizatat e tjera ndërkombëtare.

LUFTË KUNDËR KËRCËNIMEVE TË REJA

Siç ndryshon natyra e kërcënimeve, ashtu duhet të ndryshohen edhe metodat e ruajtjes së paqes. NATO bënë riorientimin e kapaciteteve të saja mbrojtëse drejt kërcënimeve të kohës së sotme.