Përfitimet nga
anëtarësimi në NATO

Stabilitet dhe siguri

  • Integrimi i Maqedonisë në NATO do të thotë kufij të fuqishëm shtetëror, siguri dhe stabilitet për fëmijët tanë dhe për gjeneratat e ardhshme.

  • Aleanca e NATO-s do të thotë mbrojtje më të mirë, nëpërmjet konceptit të resurseve të bashkuara ndërmjet aleatëve, të cilat kushtojnë më pak, e janë shumë më mobile.

  • Nëpërmjet pjesëmarrjes së ARM-së në operacionet humanitare mundësohet kontrolli praktik i trajnimit të njësiteve, si dhe kontroll të shkallës së aftësisë operative të çdo individi për pjesëmarrje në intervenime. Leksionet e mësuara paraqesin përvojë të madhe në planifikimin e ARM-së.

  • Tejkalimi i kontesteve ndërshtetërore dhe siguria e lartë e kufijve shpie drejt avancimit të konkurrencës dhe atraksionit të vendit për bizneset e jashtme. Kjo u konfirmua me anë të shembujve të vendeve të cilët viteve të fundit u integruan në NATO.

Rritja e numrit të investimeve të huaja, ekonomi stabile, hapje të vendeve të reja të punës

Maqedonia do të jetë anëtare e barabartë në aleancën më të madhe dhe më të fuqishme në botë. Për Maqedoninë kjo do të thotë të qëndrojmë në hartën e biznes destinacioneve të sigurta. Njëkohësisht me vet hyrjen  në Aleancë do të hapen edhe kufijtë për bizneset vendase. Kjo do të thotë rritje ekonomike që do të reflektohet edhe në standardin jetësor të qytetarëve të Maqedonisë.

Integrimi në NATO ka ndikim pozitiv mbi zhvillimin e infrastrukturës. Rrugë të reja, hekurudha, sisteme të komunikimit dhe energjetikës. Për shkak të kësaj edhe disa sektorë të tjerë do të  kenë impuls pozitiv, ndër të tjera edhe :

  • industria informatike dhe telekomunikimeve
  • turizmi,
  • arsimi, do të nevojitet kuadër i cili kërkohet për të marrë pjesë në sistemin më bashkëkohorë mbrojtës në botë

NATO do të thotë edhe siguri ekonomike

Analizat tregojnë se ekonomitë e të gjitha vendeve, pas hyrjes në Aleancë, kanë përjetuar kthesë dramatike. Është shënuar rritje të investimeve të huaja, e cila dukshëm ndikon në zhvillimin ekonomik.

Mali i Zi, vend anëtar i NATO-s në prill të vitit 2017, vetëm për një vit shënon rritje të dyfishtë të investimeve, nga 96 milionë euro në 215 milionë euro në vitin 2018. Gjithashtu, Mali i Zi shënon edhe 25% rritje të numrit të turistëve të cilët vijnë nga vendet anëtare të NATO-s.

Një vit pasi u bë anëtare, në Bullgari investimet janë rritur për 36%- nga 7,5% miliardë euro në vitin 2004 në 11,5 miliardë euro në vitin 2005.

Trefish rritje të investimeve ndodh në Estoni, pas hyrjes në Aleancë. Në vitin 2004- 775 milionë euro. në vitin 2005- 2 miliardë euro.