Pjesëmarrja e Republikës së Maqedonisë në operacionet ndërkombëtare të NATO-s

Në vitin 1999, Republika e Maqedonisë me logjistikë ka përkrahur Misionin KFOR në Kosovë, nëpërmjet Qendrës koordinuese nacionale për përkrahjen e vendit nikoqir. Kjo qendër mundëson pranimin, shoqërimin, përkrahjen administrative, mbrojtjen, furnizimin dhe mbrojtjen mjekësore në territorin e Republikës së Maqedonisë. Në këtë qendër nacionale janë angazhuar 13 persona nga ARM-ja.

Nga gushti i vitit 2002 Maqedonia merr pjesë në Misionin paqësor- ISAF në Afganistan. Në kuadër të këtij misioni, Maqedonia ka marrë pjesë me më shumë se 2700 persona ndër të cilët: oficerë shtabi dhe nënoficerë, mentorë, njësitë këmbësor dhe personel mjekësor. Misioni ISAF përfundoi në vitin 2014.

Nga viti 2003 deri në vitin 2008, në kuadër të koalicionit të kryesuar nga ShBA-të, Maqedonia mori pjesë në operacionin “Liri për Irakun” në Irak. Në këtë mision u angazhuan gjithsej 490 pjesëtarë të ARM-së.

Nga viti 2006, Republika e Maqedonisë merr pjesë në misionin EUFOR- “ALTEA” në Bosnje dhe Hercegovinë, që paraqet kontributin e parë në kuadër të operacionit ushtarak, të udhëhequr nga BE-ja. Në Misionin ALTEA deri tani kemi marrë pjesë me rreth 290 persona në periudhë prej 12 vitesh.

Nga muaji maj i vitit 2007, Maqedonia jep kontributin e saj në operacionin ndërkombëtar “UNIFIL” të kryesuar nga OKB në Liban. Në këtë mision morëm pjesë me një oficer shtabi në komandën operative UNIFIL.

Nga janari i viti 2015, Maqedonia merr pjesë aktive në misionin paqësor të udhëhequr nga NATO “Përkrahje e vendosur” në Afganistan. Deri më tani Maqedonia ka marrë pjesë me rreth 250 individë personel ushtarak. Aktualisht 44 pjesëmarrës të ARM-së janë pjesë e misionit.

Kontributi i ARM-së në operacionet ndërkombëtare në vitin 2018

  • Në operacionin e kryesuar nga NATO “Përkrahje e vendosur”- RSM ( ResoluteSupportMission) në Afganistan kontribuojmë me gjithsej 44 persona.

  • Në operacionin e BE-së “ALTEA” në Bosnje dhe Hercegovinë marrim pjesë me 3 persona, përkatësisht me dy pozicione shtabi dhe një mjek në ekipin mjekësor.

  • Në misionin e OKB-së “UNIFIL” në Liban në vazhdimësi kontribuojmë me një oficer shtabi.

Me pjesëmarrje në këto misione rritet gatishmëria e ARM-së, kurse me anëtarësimin e plotë në NATO do të garantohet prosperiteti, zhvillimi ekonomik dhe jetë më e mirë për të gjithë qytetarët e Maqedonisë. E përforcojmë sigurinë dhe mbrojtjen e kufijve shtetëror!