ÇKA ËSHTË BE-ja?

Bashkimi Evropian është bashkësi ndërqeveritare politike dhe ekonomike e përbërë nga 28 shtete anëtare. Shtrihet në sipërfaqe prej 4,475,757 km me popullatë prej më shumë se 510 milionë banorë.

Euro është valuta zyrtare e Bashkimit Evropian dhe territoreve të saja. Aktualisht, 19 nga 28 shtetet anëtare përdorin euron. Ky grup shtetesh njihet si eurozonë.

Qëllimet kryesore të BE-së janë të vendosin qytetërim evropian, të sigurojnë lirinë, të drejtën dhe sigurinë, të promovojnë progresin ekonomik dhe social.

Në Bashkimin Evropian ka 24 gjuhë zyrtare. Të gjitha dokumentet më të rëndësishme, siç është legjislacioni, janë të përkthyera në çdo gjuhë zyrtare.

HISTORIA E ZHVILLIMIT
TË BASHKIMIT EVROPIAN

Me hyrjen në Bashkimin Evropian Maqedonia do të bëhet pjesë e unionit ekonomik dhe politik në mesim e 28 shteteve evropiane, të cilat së bashku mbulojnë pjesën më të madhe të kontinentit.

Zhvillimi ekonomik

Shtytësi kryesor ekonomik i BE-së është tregu i vetëm i përbërë nga 28 vende anëtare. Kjo mundëson që shumica e mallrave, parave, shërbimeve dhe njerëzve të qarkullojnë lirshëm nëpër kufij. Politika ekonomike e BE-së synon të ruaj rritjen, nëpërmjet investimit në transport, energji, hulumtim- njëkohësisht duke minimizuar ndikimin e zhvillimit të mëtutjeshëm ekonomik ndaj mjedisit jetësor.

Maqedonia- vendi i 29-të anëtare e Bashkimit Evropian

Me hyrjen në Bashkimin Evropian Maqedonia do të bëhet pjesë e unionit ekonomik dhe politik në mesim e 28 shteteve evropiane, të cilat së bashku mbulojnë pjesën më të madhe të kontinentit.

Stabilitet dhe një valutë e vetme

Hyjmë në bashkësi e cila ka arritur më shumë se 50 vite paqe, stabilitet dhe prosperitet. Bashkësia e cila ndihmoi të rritet standardi jetësor i qytetarëve të saj dhe formoi një valutë të vetme: euron. Sot, më shumë se 340 milionë qytetarë të BE-së në 19 vende përdorin euron si valutë të tyren dhe gëzojnë përfitimet e saja.

Mobilitet

Me heqjen e kontrolleve kufitare ndërmjet shteteve të BE-së, njerëzit mund të udhëtojnë lirshëm në pjesën më të madhe të kontinentit. Me këtë përfitim është shumë më lehtë të jetohet, punohet dhe udhëtohet nëpër Evropë. Të gjithë qytetarët e Bashkimit Evropian kanë të drejtën e plotë dhe liri të zgjedhin në cilin shtet të BE-së duan të punojnë, mësojnë ose të pensionohen. Çdo vend anëtar i BE-së duhet t’i trajtojë të gjithë qytetarët e BE-së në mënyrë të njëjtë siç i trajton qytetarët e vet në aspekt të punësimit, sigurimit social ose obligimeve tatimore.

Institucione transparente dhe demokratike

Fokusi i BE-së gjithmon ka qenë dhe mbetet në atë që institucionet e tij kryesuese t’i bëjë më transparente dhe më demokratike. Vendimet miratohen në mënyrë të hapur , transparente dhe më afër mendimit të qytetarit. BE-ja udhëhiqet nga parimet e demokracisë përfaqësuese, me atë që qytetarët kanë përfaqësuesin e tyre në Parlamentin Evropian, ndersa vendet anëtare kanë përfaqësuesin e tyre në Këshillin Evropian dhe Këshillin e BE-së.
Nisma qytetare evropiane është mekanizëm i Bashkimit Evropian i cili ju mundëson “qytetarëve të BE-së drejtpërdrejtë të marrin pjesë në zhvillimin e politikave të BE-së, të vendosura me Marrëveshjen e Lisbonës në vitin 2007.